Drejtuesi Politik i Qarkut Lezhë, njëkohësisht Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me ata që janë ‘hallka’ më e rëndësishme e organizimit të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste.
Lexojeni të plotë statusin e zotit Manja:
Sot, në Lezhë u mblodhëm së bashku me koordinatorët elektoralë për të vendosur piketat për garën e 14 majit! 🗳
Besimi që qytetarët na kanë dhënë prej vitesh është motori dhe fuqia e një ekipi të madh 💜 që punon dhe do të vazhdojë të punojë me zemër, në mënyrë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet.
Këtë rrugë e kemi shtruar bashkë, duke bashkëqeverisur me çdo qytetar dhe vetëm kjo është rruga për ndërtimin e së ardhmes🤩