Mabë, Dragushë, Mërqi, Rraboshtë… Ndreu fushatë me sistem 4×4

403

Kandidati socialist për 14 Majin, dhe Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu vijon takimet e tij me fuqi të plotë me banorë të të gjitha Njësive.

Stacionet e sotme të Ndreut ishin Mërqi/Rraboshta dhe Mabë/ Dragusha, takime në të cilat Ndreu ka shprehur edhe mirënjohjen për mbështetjen e tyre, për pjesëmarrjen e gjërë e të sinqertë dhe frymë fitoreje përtej të gjitha pritshmërive.

Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:

📍Sonte gjatë takimeve elektorale në Mërqi/Rraboshtë dhe Mabe/Dragushë:

Ku bashkëbiseduam mbi projektet e realizuara si kanalet kulluese, rrugët rurale dhe investimet e shumta në bujqësi, por mbi të gjitha bashkëbiseduam rreth programit të mandatit të dytë që përfshin ndërhyrjet që përfundimisht eliminojnë përmbytjet, ndërtimin e ujësjellesit dhe përfundimin e të gjitha rrugëve akoma të pa përfunduara.

Gjithashtu u dakortësuam mbi faktin që jemi e vetjma altërnative e vlefshme në treg dhe e vetmja altërnative që mund të realizoje e t’u japë zgjidhje të gjitha problematikave që akoma s’kanë gjetur zgjidhje.