Procesi i votimit në të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë Lezhë vijon normalisht. Një fluks i madh zgjedhësish janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit për të përmbushur të drejtën e tyre Kushtetuese.
Edhe pse parashikimi i motit fliste për reshjet të lehta mëngjesin e sotëm, duket sikur koha e mirë dhe pa reshje mbizotëron.
Në qendrën e votimit 746, në Rrilë, ka patur një problem me pajisjen e identifikimit elektronik, ç’ka solli një ndërprerje të procesit të votimit për thujase 60 minuta, një ngërç i cili u zgjodh nëpërmjet mirëkuptimit të komisionerëve të majtë e djathtë të kësaj qendre votimi, të cilët morën vendim të vijonin me procesin e regjistrimit manual të votuesve.
Kjo qendër raportohet se ka një numër relativisht të vogël zgjedhësish, afërsisht 300 që priten të paraqiten në këtë QV për votim.