Një njoftim i shpërndarë nga Drejtoria e Policisë Lezhë në lidhje me shpërthimin e një lëndë plasëse në banesën e një shtetasi në Ungrej të Lezhës, konkretisht zotit Preng Ndue Pjetrit, ka mjaftuar që fatkeqësia apo tronditja e tij, të përdoret për vaktin politik të ditës.
Deputetja Metaliaj ka reaguar e para, menjëherë pas saj kandidati Gjoni ka shpërndarë reagimin e saj, e më pas ka reaguar edhe Kryebashkiaku Ndreu.
Bashkë me keqardhjen për atë që ka ndodhur, dhe traumën e panikun që kjo ngjarje ka shkaktuar në shtëpinë e tjetrit, duhet të pranojmë se ka diçka që nuk shkon në reagimet e përfaqësuesve të partisë së tij.
Përtej mungesës së kreativitetit në politikëbërje, ku sërish e vetmja strategji mbetet “t’i shkojmë nga mbrapa rrokupujës”, duke pritur ca pika shi, apo një ngjarje të “ububushme” për ta shitur në publik si të fundbotshme, është një supë e ftohur të cilën askush nuk e kalon dot poshtë.
Së pari, nuk rezulton të ketë asnjë deklaratë nga Policia, as nga Prokuroria, në lidhje me autorët apo rrethanat e ngjarjes, askush nuk ka thënë asgjë, as vetë i zoti i shtëpisë nuk ka deklaruar nëse ka dyshimin më të vogël se kjo i ka ardhur për arsye politike.
E vetmja e cila ia ka dalë të prodhojë “dyshimin e arsyeshëm” ka qënë, me gjithë respektin, deputetja Metaliaj.
Krijimi i dyshimeve, që më pas çojnë në bindje, i bërë nga një person që ka një detyrë kushtetuese për të kryer, nuk mund të kalojë pa ia bërë pak analizë.
Incidenti shpërthyes në Ungrej ndez akuza të pabaza, që shërbejnë, siç na mëson historiku, për të krijuar alibinë e humbjes.
Hedhja në publik e dyshimeve, që nuk vonojnë të bëhen bindje, e të bindjeve që më pas bëhen akuza, aktivizojnë me shumë efikasitet një politikë të keqe: shqetësime për zgjedhjet e ardhshme.
Partia e zotërisë në fjalë ka deklaruar publikisht se incidenti ishte një akt dhune nga kandidati kundërshtar, pavarësisht se nuk ka prova për të mbështetur një pretendim të tillë.
Kjo lloj akuze pa asnjë bazë shërben vetëm për të krijuar një atmosferë agresioni dhe frike në komunitet dhe nuk i ndihmon aspak procesit demokratik. Akuzat pa prova jo vetëm që mund të çojnë në konkluzione të rreme, por gjithashtu mund të shkaktojnë panik të panevojshëm dhe të dëmtojnë reputacionin e njerëzve të pafajshëm.
Është e rëndësishme të kryhet një hetim i plotë përpara se të bëhen deklarata ose akuza dhe të mbështeten në fakte dhe jo në supozime ose dyshime. Akuza të tilla mund të dëmtojnë besueshmërinë e palëve të përfshira dhe të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor.
Në situata si këto, është politikë më e mirë të qëndruarit të qetë dhe lejimi që autoritetet të kryejnë hetimin e tyre pa ndikim ose ndërhyrje të panevojshme. Kjo do të ndihmojë që drejtësia të shërbehet dhe komuniteti të ndihet i sigurt dhe i patrazuar gjatë zgjedhjeve të ardhshme.
Kjo mënyrë e të reaguarit tingëllon më shumë si një mënyrë për të përgatitur terrenin për alibinë në rast të humbjes me 14 Maj. Që nëse na del rezultati skandaloz, të paktën pa alibi nuk jemi, do themi që kundërshtari, përdori tritol elektoral.
Le të kujtojmë të gjithë se akuzat e pabaza shërbejnë vetëm për të minuar procesin demokratik dhe ne, qytetarët, votuesit, duhet të punojmë të gjithë së bashku për të ruajtur integritetin e zgjedhjeve tona.
Politika e mirë që qytetarët presin është që kamera dhe mikrofoni dhe e drejta për të hedhur dyshime ti jepen vetëm atij që i ka ndodhur ngjarja, por nëse ai vetë nuk është shprehur, të paktën me aq informacion sa disponojmë, si mundet të njohë dikush tjetër atë, më mire sesa ç’njeh ai veten e tij.
Lexoni të plota dy reagimet:
Statusi i Metaliaj:
🆘Një shpërthim me eksploziv rreth orës 2 pas mesnatës, ka dëmtuar keqas shtëpinë e Preng Ndue Pjetrit, kryetar i PD në fshatin Ungrej.
Z. Pjetri ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe nënën e moshuar kur ka ndodhur shpërthimi.
❌Akti terrorist i mesnatës të bën të dyshosh për pistën e hakmarrjes politike. Takimi entuziast në Lezhë i kryetarit të PD Sali Berisha në prezantimin e kandidatit për Kryetar Bashkie Pashk Gjoni, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i seksionit Ungrej Pjetri, me shumë bashkëfshatarë, ka angazhuar me sulme verbale shumë patronazhistë e aktivistë të Rilindjes dhe të emëruarit 6 % në krye të Bashkisë Lezhë.
Dhuna verbale pasohet gjithmonë nga dhuna materiale.
📍Ndërkohë që nuk duam të arrijmë në përfundime, i bëjmë thirrje policisë dhe strukturave ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre, të hetojnë dhe të çojnë pas hekurave si dorasët ashtu dhe porositësit e këtij akti terrorist.
📍E dënojmë burracakërinë e vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e z. Pjetri, një akt kundër ligjeve të shtetit dhe Kanunit të maleve.
Demokratëve dhe qytetarëve të Lezhës u bëjmë thirrje të mos kenë frikë.
Ata që duan të mbjellin panik janë në panik nga humbja e sigurtë me 14 maj, dhe atë ditë do të marrin edhe përgjigjen që meritojnë nga vota juaj.
Reagimi i Ndreut:
Te lidhesh nje vendosje kriminale tritoli ne Ungrej me sulm politik, sepse personi paska marre pjese te aktiviteti i PD, prandaj ne shkuam ne Ungrej dhe i vume tritol🙈, eshte kulmi i fantazise se semure, qe nuk i falet as dikujt me te meta mendore, jo me perfaqesueseve te larte, deputet&kandidate opozitare te Lezhes!
Desha ta injoroj kete lajthitje tuajen, por niveli ku keni rene ne gjykime, eshte per tu demaskuar, per tu treguar atyre qe lexojne se sa vlen logjika juaj, dhe cfare shprese kane per neser nga oferta e varfer gjykuese qe ofroni!
Merruni me blerje friendesh dhe likesh me fb me mire sa veteshemtoheni me te tilla idiotesi!