Lezhë, Shëngjin, UNUM/ Dhomat e hoteleve po shiten më shpejt se letra higjienike në pandemi

4400

Popullsia e Lezhës bëhet 1 milionë banorë, në disa raste e tejkalon atë gjatë sezonit turistik.

Banesa, qëndrimi, dhoma, shtrati, shezlloni, hoteli, çadra, mëngjesi, pishina… janë disa prej fjalëve kyçe më të përdorura ditëve të sezonit.

Ky sezon, për hapjen e të cilit, me datë 26 Maj Bashkia Lezhe thuhet se po organizon një festë të bukur e të veçantë, në shenjë respekti, vlerësimi dhe mikpritjeje ndaj atyre që vit për vit zbrasin portofolin në Shëngjin, kosovarëve.

Të gjitha hotelet në Shëngjin po zgjohen nga gjumi letargjiik 9 mujor dhe po e bëjnë vrullshëm këtë, tamam ashtu si atij njeriut që ia prish gjumin një alarm i fortë dhe i papritur, ashtu edhe festivali UNUM do i japë një start të vrullshëm hapjes së sezonit.

Nga stastistikat publike të Booking.com rezulton se dhomat në Shëngjin po shiten më shumë dhe më shpejt se letra higjienike në kohë pandemie.

Hotelet në Shëngjin po shfaqen në Booking.com me të njëjtin ritëm kërpudhor siç janë shfaqur bregut të detit, përpara se të dilnin aty.

E kjo me të drejtë, sepse booking.com është një platformë kryen punë shpejt, qoftë për pushuesit qoftë për hotelerinë.

Nga një studim i shpejtë i trendit të çmimeve të hoteleve të Shëngjinit duhet thënë se tani ka filluar faza kritike.

Pushuesit po prenotojnë masivisht. Korrikun dhe Gushtin, dhe po vlerësojnë ofertat e resorteve.

Çmimet mesatare të dhomave aktualisht variojnë nga 30€ deri në 120€ nata, dhe lajmi këtu është se këto çmime po lëvizin çdo ditë, ndërsa dhomat mbushen me shpejtësi.

Tipologjitë e hoteleve variojnë shumë duke filluar nga mbreti i tyre, Rafaelo Resort i cili i ofron të gjjtha, dhe i tejkalon sistematikisht pritshmëritë e pushuesve, kjo ndër të tjera edhe falë pozicionit dhe kapacitetit akomodues të resortit. Për të kaluar pastaj edhe tek oferta akoma më ekonomike me ambiente të reja dhe buzë detit si Hotel Arnima.

Këto ditë janë ditë heshtjeje të bukur sepse emailet e llogarive në booking.com po “vlojnë” me rezervime dhomash për netët e qëndrimit.

Të gjjthë kanë taktikat e tyre, dhe të gjithë e dinë se sa i vlefshëm është në këtë fazë të paturit një ekspert të platformës Booking në staf. (Është ky ekspert që i sjell pronarit të hotelit jo rezervime, sepse rezervime ka plot, por rezervime me çmimin më të lartë të mundshëm).

Nga ana tjetër Bashkia vepron në sinkron të plotë me axhendën turistike, me jelekportokallinjtë e Drejtorisë së Shërbimeve që ishin shpërnarë në të gjithë fushën pamore të njeriut, dhe në të gjithë gjatësinë e rrugës për në Shëngjin, duke sistemuar, pastruar, shkulur e ngulur me një sens urgjence që dukshëm kuptohej i imponuar nga lart.

Ky pritet të jetë një sezon i artë, një balancues për mirë i financave të punëtorëve e të pronarëve, dhe urojmë që me të vërtetë i tillë qoftë, pasi jo pak familje jetojnë 9 muajt e vitit me të ardhurat e 3 muajve sezon.