Ka qënë ndërhyrja e çastit vendimtar në një kacafytje midis jetës dhe vdekjes sot në bregun e Shëngjinit, që e ka mbajtur midis të gjallëve 70 vjeçaren nga Kosova.
Emri i heroit për sot është Rigers Vata.






Falë vëmendjes dhe ndërhyrjes së Vrojtuesit të Plazhit Rigers Vata ditën e sotme në ora 15:30 u shpëtua e moshuara e cila në përpjekje për të qëndruar mbi sipërfaqe për shkak të një luhatje të tensionit arterial ka pirë ujë.
Federata Shqiptare e Shpëtimit të Jetëve e ka shoqëruar këtë ndodhi me një postim në Instagram:
Një rast ndërhyerje për shpëtimin e jetës në ujë ndodhur rreth orës 15:30 në plazhin e Shëngjinit . Një e moshuar rreth moshës 70 vjeç, gjatë qëndrimit në ujë, pësoi një gjendje të fikti dhe luhatje tensioni,e cila gjatë perpjekjes për të lëvizur ka pirë ujë. Vrojtuesi @vatarigers evidentoi rastin , ndërhyri dhe e transportoi në tokë për t’i dhënë ndihmën e parë mjeksore, duke i nxjerr ujin dhe duke ja mbajtur parametrat jetësore nën kontroll , derisa arriti ambulanca.






Bravo Rigers!
Vrojtuesi i Plazhit shpëton jetë !
Ne i urojmë zonjës jetë të gjatë dhe gjithashtu gjejmë rastin për të theksuar se për shkak të numrit të paneglizhueshëm të rasteve të përsëritura kryesisht të shtetasve kosovarë që pësojnë infarkte apo luhatje drastike të tensionit kur hyjnë në kontakt me ujin e detit, u bëjmë thirrje të kryejnë kontrollet e tyre rutinë të parametrave vitalë në klinikat e hapura në shërbim të tyre në Shëngjin.
View this post on Instagram