Lezhë/ Rruga shkolla Ishull – Vila Veneto, avancon faza e ndërtimit

498

Pasi kreu Javën e Diasporës, në takime intensive në qytete të ndryshme të Italisë ku lezhjanë të shumtë jetojnë e punojnë prej vitesh, Ndreu duket se nuk ka asnjë minutë për të humbur.

Ditën e sotme ai ka takuar banorët e lagjes në rrugën e Ishullit në afërsi të Vila Veneto.

Një zonë kjo, të cilën rrallëherë, për mos të thënë asnjëherë, e ka shkelur këmbë kryebashkiaku, përjashto rastet kur kanë qënë atyre anëve për të shijuar ndonjë levrek te Veneto.

Ndryshe nga pararendësit e tij, Ndreu nuk u takua me asnjë levrek, por shtrëngoi duart, i dëgjoi dhe mori me vete shqetësimet dhe nevojshmëritë që kishin banorët përgjatë këtij segmenti, ndërkohë që punimet për ndërtimin e rrugës kishin filluar tashmë.

Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:

Vazhdojme ne terren aty ku kemi punet dhe ku marrim urimet dhe mbeshtetjen per ndryshimin e perditshem!

Inspektuam punimet e rruges qe fillon tek shkolla ne Ishull Lezhe, dhe qe vazhdon nga Vila Veneto ne thellesi te lagjes!

Lezha tashme eshte kudo ne pune, ndertohet, permiresohet, zbukurohet cdo dite! Koha e katrahures, shperdorimit dhe e gjumit ka perfunduar njehere e mire!

#tebashkuarjotendare 🫶
#ShqiperiaEArdhmjaJone 🇦🇱
#SkaKohePerPushim 🏃‍♀️🏃