Lezhë-Rraboshtë/ Kandidati Gjoni: “Investimet shpërndahen me paragjykim politik”

192

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Lezhës, ka zhvilluar një takim me banorë të Rraboshtës, takim në të cilin ai ka vënë theksin te fakti se investimet e Bashkisë nuk kanë shkuar qëllimisht në ato fshatra apo njësi ku ka mbështetje të djathtë.

Të thuash që s’ka patur investime në Rraboshtë është një gjë, ndërsa të thuash se investimet janë shpërndarë duke diskriminuar politikisht, për respekt ndaj lexuesit, duhet të themi se ky është një argument që nuk mbahet në këmbë as me paterica.

Kështu, kur të shkojë në Rrilë, kandidati Gjoni do të duhet të pranojë të kundërtën e asaj që thotë, për shkak se Rrila, sipas statistikave të KQZ ka votuar tradicionalisht djathtas, por Bashkia ka investuar aty 300 milionë lekë vetëm për shtrimin e rrugëve dhe rehabilitim e qendrës, pa llogaritur gjelbërimin e gjithë gjatësisë së trotuarit, dhe krijimin e hapësirave publike aty ku mëparë grumbujt me plehra përshëndesnin turistët përpara se të shkonin në Tale.

Lexojeni të plotë mesazhin e kandidatit Gjoni pas takimit në Rraboshtë:

Në Rraboshtë, fshati me zero investime nga bashkia dhe i diskriminuar politikisht, për shkak të votës që i japin PD-së në vite.

Garantova banorët e Rraboshtës që pas 14 Majit, kjo sjellje do të marrë fund. Banorët në të gjithë Lezhën do të trajtohen njëlloj dhe investimet do të shpërndahen pa asnjë paragjykim politik.

Fitorja jonë po ofron, askush e asgjë se ndalon atë, është mision dhe do ia dalim me çdo kusht.

I shërbejmë së ardhmes dhe qytetarëve me dnjitet dhe respekt. Bashkë fitojmë 🇦🇱✌️