Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga reshjet e shiut me intensitet të lartë dhe të mesëm që në orët e para të mëngjesit.
Në pjesën më të madhe të Qarkut shtrëngata vijon edhe në këto momente.
Problemet që pashmangshmërisht vijnë kur reshjet bëhet aq të shumta saqë kalojnë çdo kapacitet kullimi janë përmbytjet e përkohshme, bllokimi i rrugëve, mungesa e furnizimit me energji elektrike.
Emergjencat Civile: +355 68 331 2049
Emergjencat Civile në të trija Bashkitë e Qarkut po punojnë për koordinimin e punës së të gjithë faktorëve, hidrovore, nënstacione, dhe kuotave.
Këshilla më e rëndësishme në këtë situatë është shmangia me çdo kusht e qarkullimit, pasi segmente të caktuara të rrugëve mund të bëhen përkohësisht të pakalueshme për shkak të fluksit ujor.
Në zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat vendore të MC të bashkive të Qarkut janë në gatishmëri për çdolloj rasti që paraqitet për evakuim të mundshëm.
Emergjencat Civile: +355 68 331 2049
Aktualisht po punohet intensivisht për sistemimin e linjës 35KV që të mundësohet furnizimi i hidrovorit të Rrilës, dhe rikthimit të energjisë për fshatrat Rrilë, Tale, Dajç, Blinisht, Rraboshtë, Zejmen, Mabë.