Lezhë/ Policia Kufitare e Shëngjinit reagon pas publikimit të videos me Jet ski

2234

Pas videos së publikuar pak orë mëparë, fillimisht nga Joq pastaj nga kryedemokrati Berisha në Facebook, është shpërndarë në të gjitha portalet e vendit.

Dyshimet e ngritura nga Lezha News në lidhje me koherencën e lajmit, kanë gjetur konfirmim tashmë nga policia kufitare e Shëngjinit, e cila, kjo e fundit ka dalë me një njoftim për shtyp duke sqaruar se videoja është e disa viteve mëparë:

Reagim i Policisë Kufitare Shëngjin:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person, me një mjet lundrues “Jet ski”, në det, në Shëngjin, duke kryer manovra që rrezikojnë jetën e një qytetari që po notonte, ju informojmë se:

Pamjet që shfaqen në video nuk janë aktuale të këtij sezoni veror, por të disa viteve më parë. Aktualisht, në vendin që shfaqet në video, ndodhet një objekt i ndërtuar para disa viteve.

Nisur nga publikimet e fundit në portale, të cilat nuk janë pamje aktuale, por që u dërgohen me tendencë portaleve për publikim, me qëllim nxitjen e reagimit qytetar, Policia e Shtetit apelon për çdo portal dhe media vizive e të shkruar, që të mos publikojnë video ose lajme të pakonfirmuara, por të marrin informacion të saktë pranë strukturave përgjegjëse në Policinë e Shtetit.