Lezhë/ Ndreu:”Të angazhuar pandërpreje për të garantuar normalitetin”

1966

Ditët e shirave të dendur mbi kapacitetin kullues të qytetit duket se i kemi lënë pas. Lezha u zbraz prej ujërave, dhe situata po shkon me shpejtësi drejt normalizimit në qytet.

Por kjo nuk është e vërtetë për ata që po punojnë për ta garantuar këtë normalitet.

Bashkia Lezhë, Kryetari i Bashkisë, së bashku me agjencitë lokale dhe shtetërore të menaxhimit të emergjencave, po punojnë pa u lodhur për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për të prekurit nga reshjet e dendura.

Në gatishmëri të plotë për strehimore emergjente nëse do të jetë e nevojshme, për të shpërndarë ushqime dhe furnizime dhe punojnë për të siguruar që të gjithë në komunitet të kenë një vend të sigurt për të qëndruar.

Ai gjithashtu përmes mesazheve dhe takimeve të tij ka shprehur mirënjohjen për reagimin e shpejtë, emergjencat civile, vullnetarët dhe gjithë banorët e komunitetit që kanë vënë jetën e tyre në rrezik për të ndihmuar fqinjët gjatë kësaj situatë të vështirë.

Ndër të tjera Ndreu është shprehur:

E kuptoj se për shumë familje situata i bën të ndihen të shqetësuar, në merak dhe të pasigurt për ditët vijuese. Por dua t’ju siguroj se qyteti ynë po e kalon këtë fatkeqësi me një shpejtësi ashtu siç asnjëherë mëparë. Ne jemi një komunitet elastik dhe do të punojmë së bashku për të rekuperuar dëmet dhe për të siguruar mbrojtjen në rast përsëritjeje të së njëjtës.

Kërkoj durimin dhe bashkëpunimin tuaj ndërsa punojmë për të adresuar nevojat imediate të komunitetit.

Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar për situatën dhe veprimet që po ndërmerren për të ndihmuar çdo lezhjan. Bashkia Lezhë do të sigurohet që të keni informacion se si të keni akses në ndihmë dhe të ndihmoni ata që kanë nevojë për të.

Të gjitha hidrovoret në territorin e Bashkisë Lezhë po punojnë me kapacitet të plotë dhe teknikët e tyre po monitorojnë me profesionalizmin dhe kujdesin e duhur situatën.