Në vazhdën e takimeve me organizatat socialiste, stacionet e radhës të Kryebashkiakut Ndreu kanë qënë Barbulloja dhe Rrila.
Në Barbullojë, Ndreu ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e dy modeleve që shkojnë drejt 14 Majit. Të modelit “hajde fitojmë, pastaj rrimë 4 vjet kot”, apo të “modelit të punës që në ditën e parë”.
“E morëm Bashkinë Lezhë me 4 miliardë e gjysëm borxh, e kishim lakun e financave të lidhur në fyt, dhe përsëri ia dolëm të bënim plot punë të mira”, është shprehur Ndreu.
“E gjetëm Bashkinë me 1200 e kusur punonjës ku 600 prej tyre u kalonte rroga në kartë muaj për muaj e s’ia kishin idenë ku është dera e Bashkisë, vetëm silleshin klubeve duke u mburrur kush i bie qylit më shumë kurriz të tatimpaguesve të Lezhës”, ka shtuar ai.
“E gjetëm Bashkinë pa karroca pa vegla punë, eskavatori ishte ëndërr. Sot janë më shumë se 400km kanale të pastruara e të thelluara. Flisni me Drejtorinë e Bujqësisë, ata i kanë të gjitha shifrat. Sot Bashkia Lezhë ka dy eskavatorë të sajët, ndërsa deri dje kishte vetëm ca karroca dore, gjysma e tyre me gomë të shpuar.”, tha Ndreu.
Ndërsa takimin e tij me banorët e Rrilës Ndreu është shprehur shumë optimist dhe besimplotë sepse Rrila e vuri në provë me shtrimin e rrugëve dhe rrugët u shtruan. Rrila e vuri në provë me hipotekimin e pronave të më shumë se 130 familjeve në bregdet, dhe certifikatat u kanë mbërritur në shtëpi 27 aplikuesve të parë, 100 të tjera të përmbyllura gjithashtu.
Ndreu u zotua se njësoj si me rrugët dhe tokat e Rrilës, po ashtu do t’i shkojë deri në fund, projektit të dorëzuar dhe të dakordësuar tashmë me Kryeministrin Rama për rrugën Rrilë – Hidrovor. “Ai është një premtim që do ta mbaj brenda vitit”, është shprehur ai, “jam zotuar dhe do t’i shkoj deri në fund sepse ajo rrugë jo vetëm që të çon në plazh por ka fuqinë dhe potencialin t’u ndryshojë jetën për mirë gjithë familjeve të kësaj zone.”
Ndreu rikthesoji edhe njëherë se me Rrilën nuk nënkupton vetëm qendrën e saj, por edhe gjithave lagjeve të banuara periferike do t’u adresohen çështjet dhe problematikat një-më-një.