Kandidati dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, zhvilloi sot takim në dy fshatra, Pllanë dhe Bërzanë.
Gjatë takimit, kryetari pranoi se administrata e mëparshme bashkiake i kishte harruar edhe hartat ku bien këto fshatra, por vuri në dukje progresin e bërë gjatë mandatit katërvjeçar të kësaj administrate. Ai gjithashtu premtoi të vazhdojë punën në këto çështje gjatë mandatit të dytë.
“Falë punëve që kemi nisur dhe kryer në këto katër vite dhe ndërhyrjeve që planifikojmë të bëjmë në të ardhmen, në këto zona nuk do të ketë më probleme në infrastrukturën dhe furnizimin me ujë të pijshëm”, deklaroi Ndreu
Angazhimet e kryetarit u mirëpritën nga banorët e Pllanës dhe Bërzanës, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve janë stërmunduar nga infrastruktura dhe furnizimi i dobët me ujë.
Angazhimi i kryetarit për të përmirësuar fshatrat e lëna në harrëse vjen në një kohë kur shumë zona rurale në Lezha po ballafaqohen secila me sfidën e saj specifike.
Plani i kryetarit për të adresuar këto çështje pa dyshim do të ketë një ndikim pozitiv në jetën e banorëve të fshatrave Pllanë dhe Bërzanë.
Lexojeni të plotë statusin e Ndreut pas këtij takimi:
Gjatë takimit elektoral me banorët e Pllanës dhe Bërzanës; dy fshatra të lëna në harresë nga Bashkia e mëparshme. Falë punëve të nisura në 4 vitet e qeverisjes sonë, dhe ndërhyrjeve që do të bëjmë në mandatin e dytë, në këto zona nuk do ekzistojnë më probleme as në infrastrukturë dhe as në furnizimin me ujë të pishem.