Në lagjen Gurra, në atë segment të rrugës ku dheu i rrëshqitshëm i kodrës të përcillte drejt e në kanal, apo nëse i largoheshe kodrës së kanalit ishe në bast për jetën, në të cilin ngushtësia e rrugës, errësira, dhe papërgjeshmëria e shoferit të rastit, ishin të gjithë koefiçientë kundër teje.
Përdoruesit e atij segmenti e dinë mirë sa jetë njerëzish janë humbur aty.
Më në fund erdhi koha dhe dikush që e solli kohën që ajo rrugë të ishte me trotuar e jo me grumbuj dheu të rrëshqitshëm, e që ajo rrugë të ishte me ndriçim e jo në mbretërinë e errësirës.
Nga inspektimi i punimeve në atë segment Kryebashkiaku Ndreu ka ndarë një mendim me ndjekësit ku shprehet:
Vazhdon puna per trotuarin nga Lagjia “Gurra” tek Njesia Administrative Kolsh!
Zgjidhet keshtu nje nder problematikat me te domosdoshme ne nje aks rruge me shume trafik, ku kembesoret nuk kishin ku kalonin!
Ndersa kundershtaret shtojne dozen e diskriminimit krahinor duke u veteshpallur si “pronare” te Lezhes, ne shtojme dozen e punes ne cdo cep te territorit!