Lezhë/ Ndreu mbyll fushatën në Shëngjin : “Përulje, mirënjohje, dhe motivim për t’i drejtuar në 4 vitet e ardhshme”

408

Kryetari i Bashkisë Lezhë, njëkohësisht kandidati i parë në fletën e votimit, ka zhvilluar takimin e tij përmbyllës të kësaj fushate në Shëngjin.

Ndreu ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që i kanë dhënë, për punët që janë bërë dhe për ato që do të bëhen në katër vitet e ardhshme.

Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:

Takimi elektoral i fundit ishte në Shëngjin, ku entuziasmi dhe mbështetja qenë kryefjala e mbylljës së kësaj fushate shume inspiruese me mbeshtetje te gjere..

Ndihem i ndëruar dhe krenar për gjithë punët qe kemi bërë që nga dita kur morëm detyrën për t’a ndryshuar këtë zonë me resurse të mëdha turistike dhe banor kaq të mrekullueshëm. Ndërsa ndihem akoma më i motivuar dhe i lumtur që do i drejtoj edhe për 4 vite të tjera.

Pozitiviteti, çiltërsia, brohoritjet dhe dashamirësia e tyrë, me bëjnë që t’i përulem secilit nga ta, dhe më bën të them:

Falëminderit Shëngjini ♥️