Kandidati i parë në listën e votimit për Bashkinë Lezhë, dhe Kryetari aktual i saj ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral në lagjen Besëlidhja, ku ka patur një mbështetje spektakolare, jo me dhjetra, as me qindra, por kaluar të njëmitat.
Kjo prezencë kaq e madhe njerëzisht, në një ditë jave, dhe në një kohë ku njerëzit në përgjithësi janë indiferentë ndaj politikës, nuk ka si shpjegohet ndryshe veçse si mbështetje për njeriun që u ka shërbyer. Takimi sotëm i Ndreut në lagjen Besëlidhja i ka thyer të gjitha rekordet dhe pritshmëritë.
Mbështetja masive në lagjen Besëlidhja, është siç u shpreh Ndreu “vulosja e fitores”.
Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:
Me takimin e lagjes “Besëlidhja” sonte e vulosem fitoren!!
Pjesëmarrja dhe entuziasmi që m’u përcoll nga gjithë ky lum njerëzish e mbështetësish do jetë karburanti i adrenalinës që do më ushqejë përgjatë gjithë mandatit të ri.
Mirënjohes pa fund për birësimin, pranimin dhe aprovimin në gjirin tuaj.
Besimplotë që ky zjarr do na shoqëroje gjatë 🔥🔥, ju them falëminderit “Besëlidhja”, falëminderit Lezha, nuk do ju zhgënjëj kurrë!