Furnizimi me energji elektrike ka qënë problem kësaj pasditeje për disa zona të Njësisë Administrative Shënkoll.
Nga raportimet fundit mësohet se ka patur një defekt në linjën 10 dhe 35 kilovolt dhe po punohet për riparimin e saj në nënstacionin e Fushë Kuqes, prej të cilës varet edhe furnizimi i kësaj zone.
Përveç këtij fakti nuk ka ende asnjë stimë apo informacion shtesë nga ana e Oshee sesa kohë do të duhet për të kryerjen e ndërhyrjes në linjën e tensionit të lartë.