Koordinatori politik për Qarkun e Lezhës, njëkohësisht Ministër i Drejtësisë, z.Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në takimin elektoral me banorë të Barbullojës e Myltes është shprehur se “Sali Berisha nëse e njeh dhe e respekton burrninë e malësorit duhet t’i kërkojë falje Pjerin Ndreut për deklaratën që bëri me qëllim që të përdorte politikisht fatkeqësinë e një familjeje për një grusht vota turpi.”
Manja u tregua kritik me fjalën e tij ndaj lojës politike te pisët të Berishës në Lezhë.
Ai u shpreh gjithashtu, se janë një grupim që nuk përfaqësojnë asgjë, por vetëm vijnë në Lezhë, marrin vota, dhe krenohen lart e poshtë nëpër Tiranë se Shënkollin e kemi në xhep.
Manja u bëri thirrje banorëve të votojnë mençurisht, jo mekanisht për një grupim pa identitet e të sanksionuar nga Anglia dhe Amerika.