Lezhë/ Kapet në flagrancë duke vaditur bimët e dyshuara, pranga 53 vjeçarit

1822

Policia e Lezhës ka shpërndarë një komunikim për mediat në lidhje me operacionin Gjobardhaj. Policia njofton për përmbylljen me sukses të operacionit, ndalimin e shtetasit, dhe asgjësimin e bimëve.

Lexojeni të plotë:

Vijojnë kontrollet e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë në fushën e substancave të palejueshme.

Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”.

U kap në flagrancë duke vaditur bimët e dyshuara narkotike, vihet në pranga.

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacione policore se në fshatin Gjobardhaj po kultivoheshin bimë të palejueshme, kanë vijuar kontrollet e territorit, duke përdorur edhe dronë.

Si rezultat i një pune hetimore disamujore u finalizua operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”, si rezultat i të cilit u bë e mundur goditja e rastit të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gjobardhaj, identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit 53 vjeç, banues në fshatin Ungrej, i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimët e dyshuara.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.