Lezhë/ Kandidati Gjoni: Të përçarë fitojmë, ndërsa po u bashkuam…

378

Kandidati i Partisë së Lirisë për Bashkinë e Lezhës me 14 Maj, Dr. Pashk Gjoni ka zhvilluar një takim me grupseksionet e Partisë Demokratike të Berishës, takim të cilin ai e ka përcjellë në faqen e tij zyrtare.

Në mesazhin e tij kandidati Gjoni ka nënkuptuar se edhe të përçarë do të fitojnë, por nëse bashkohen thellojnë rezultatin.

Lexojeni të plotë:

Ne nuk diskutojmë fitoren. Mbi të gjitha, thellimin e rezultatit si unifikim në bashkimin qytetar, në nevojën e ndryshimit për t’i sjellë Lezhës, bashkim, shpresë, besim dhe të ardhme.

Këtë mbrëmje në Shtabin Elektoral të Grup Seksionit, Lezha 3- evidentuam nevojat imediate që kanë lagjet e qytetit për t’i përfshirë në programin tonë qeverisës.

Më 14 Maj, zërit dhe reagimit tonë i bashkohet zëri i qytetarëve. Bashkë fitojmë 🇦🇱✌️