Lezhë/ Kandidati Gjoni: “Te gjysh Gjergji për të marrë energji dhe motivim”

158

Nuk është sekret tashmë se në Shqipëri fushatat elektorale të kandidatëve respektivë nuk pyesin fare për kufirin ligjor se kur ajo duhet të fillojë ligjërisht.

Palët në garë e kanë filluar me kohë fushatën, ajo çfarë e bën interesante të gjithën është mënyra sesi njëri apo tjetri kandidat përpiqen t’i “maskojnë” takimet me votuesit në “sebepe” që në dukje nuk kanë lidhje me fushatën.

Shembull interesant është rasti i kandidatit Gjoni, i cili, ndërsa bën fushatë, akuzon kundërshtarin e tij politik se po bën fushatë.

Jo vetëm kaq, por fotografët e kandidatit Gjoni, kanë filluar t’i kopjojnë edhe stilin e fotografisë Ndreut në takime me qytetarët, duke përfshirë tashmë në album fotoportrete me vetëm një person tjetër duke qeshur shumë afër kameras.

Lexojeni të plotë mesazhin e kandidatit Gjoni:

Vitet mbi supe e kanë bërë edhe më të fisshëm dhe të dashur për demokratët dhe jo vetëm, gjyshin e mençur Gjergj Ndreca nga Kallmeti.

Kënaqësi të ndaja kohë me të, jo vetëm për të marrë këshilla por edhe energji që të motivojnë se, urtia do të triumfojë mbi zhurmën dhe propagandën.

Kontributor i PD, gjysh Gjergji plot 94-vjeç, si qindrave të tjerë, fatkeqësisht i mungon një pjesë e madhe e familjarëve, nipër e mbesa.
Ata kanë emigruar për shkak të një qeverisje mjerane dhe të pa shpresë që rilindja instaloi prej një dekade në Shqipëri.

Është tragjike të shohësh se si pushtetarë lokal në ikje të Lezhës, apo dhe qeveritar, “fluturojnë” me aq kënaqësi jashtë Shqipërisë për të bërë fushatë.

Propagandë politike me motrat dhe vëllezërit tanë që i detyruan të ikin pasi jetën këtu ua bënë gjithnjë dhe më të vështirë, pikërisht ata që kishin detyrim të bënin të kundërtën prej një dekade.

Më 14 Maj, të gjithë bashkë kemi detyrim që t’i kthejmë familjeve lezhjane dhe mbarë Lezhës, shpresën dhe besimin për një të ardhme më të mirë. Ne do t’ia dalim🇦🇱