Lezhë/ Kandidati Gjoni takim me strukturat në Rrilë: “Nuk e diskutojmë fitoren!”

359

Kandidati demokrat për 14 Majin në Lezhë, ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie në Rrilë. Sëbashku me foton e këtij takimi kandidati Gjoni ka publikuar edhe një mesazh për ndjekësit në faqen e tij.

Statusi:

Me demokratët në Rrilë për të diskutuar ide dhe ndarë mendime për fitoren e padiskutueshme të PD, më 14 Maj.

Gara jonë është mbi të gjitha kauzë që do të normalizojë qeverisjen lokale sot dhe atë qëndrore nesër duke i kthyer pushtetin qytetarëve.

Një pakicë e pa votuar nga banorët e Lezhës dhe që si lidhë asgjë me të ardhmen e saj nuk do të mund të ndalojnë ndryshimin më 14 Maj, ndryshim të cilin e prekim në çdo takim.

Të gjithë bashkë për Lezhën, shtëpinë tonë të përbashkët 🇦🇱✌️