Pak minuta mëparë kandidati Gjoni ka publikuar një status në faqen e tij zyrtare ku ka ripërsëritur edhe njëherë tjetër thirrjen për të dalë në votime.
E plotë:
Të nderuar vëllezër e motra në katër anët e Lezhës;
Ju bëj thirrje që të shfrytëzoni kohën në vazhdim për të marrë pjesë masivisht në votime dhe të shprehni vullnetin tuaj të lirë.
Janë orë vendimtare që do t’i sjellin Lezhës shpresë dhe besim. Është dita e madhe e Lezhës, dita e fitores dhe ndryshimit.
Zoti e bekoftë Lezhën dhe të ardhmen e saj🇦🇱