Lezhë/ Kandidati Gjoni: “Në Torovicë dhe Balldre do fitojmë thellë!”

882

Demokratët kanë zhvilluar takime kësaj pasditeje në Balldren dhe Torovicë.

Në faqen zyrtare të kandidatit Gjoni u publikuan edhe fotot respektive të takimeve të cilat janë shoqëruar me këtë tekst:

Në Torovicë dhe Balldre, diskutim me strukturat e PD për të arritur rezultatin më të thellë në historinë e zgjedhjeve vendore për Bashkinë Lezhë.

Në të dyja grupseksionet demokratët kanë sfiduar manovrat e pushtetit për të transformuar vullnetin e sovranit duke nxjerrë fituese PD dhe në ditët më të vështira.

Fitorja e demokratëve është mbi të gjitha shërbim ndaj të ardhmes së Lezhës dhe demokracisë lokale.

E mbi të gjitha, është shërbim qytetar që i heq nga dora një pakice të pa votuar si kurrë më parë të ardhmen e Lezhës sonë të Besëlidhjes.

Ne do t’ia dalim për t’i kthyer vlerat Lezhës. Shërbimit të saj modelet më të suksesshme të atyre që jetën dhe të ardhmen e kanë lidhur me zhvillimin e saj 🇦🇱✌️