Kandidati Gjoni ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorë të lagjes së Pukjanëve në Tale.
Ai ka dëgjuar ankesat e banorëve dhe i ka publikuar pamjet e takimit në faqen e tij të shoqëruara me këtë mesazh:
Në Tale, në lagjen e Pukjanëve, aty ku bashkia nuk ka investuar një qindarkë për të përmirësuar jetesën e ketij komuniteti të mrekullueshëm. Rrugë të dëmtuara tërsisht, kanale të bllokuara dhe rrjet elektrik që rrezikon jetën e banorëve, janë pamja që të ofrohet në çdo cep nga neglizhenca e pushtetit lokal dhe qëndrorë.
I garantova familjet e kësaj zone se brenda 6 muajve të parë të qeverisjes së bashkisë pas 14 Majit, rruga do të asfaltohet dhe do bëhët lidhja e plotë me bregdetin e Tales.
Janë investime të vogla por të domosdoshme të lëna në harresë totale. Më 14 Maj, i kthejmë bashkinë interesit qytetar, dhe të gjithë vëmendjen tonë mbarë Lezhës, shtëpisë sonë të përbashkët 🇦🇱✌️