Kandidati Gjoni ka zhvilluar një takim elektoral me banorë të Shënkollit, takim në të cilin ai është shprehur edhe njëherë se kur të vijë në krye të Bashkisë do të ndryshojë gjithçka.
Lexojeni të plotë statusin e kandidatit të opozitës:
Nga Shënkolli nis përmbysja e madhe 💪✌️
Ora e fitores së Lezhës po ofron. Nuk kanë shanse dhe zero shpresa të mbajnë peng të ardhmen e Lezhës, dyshja famë keqe e dosjes 184, Pjerin Ndreu dhe Ulsi Manja.
Përpjekjeve të tyre dëshpëruese për të blerë vota, shantazhuar administratën dhe me asfalt elektoral, po iu vjen fundi.
Edhe 10 ditë kohë kanë dhe do mbahen mend si humbësit më të mëdhenj. Më kot përpiqen që të njollosin më tej proçesin, janë humbës.
Një thirrje të sinqertë personave që po keqpërdoren nga dyshja që nuk i lidhë asgjë me Lezhën; mos keqpërdori, do të mbani përgjegjësi ligjore para ligjit dhe morale para mbarë Lezhës.
Bashkë fitojmë 🇦🇱✌️