Lezhë/ Kandidati Gjoni: “Kolshi mbështet historikisht PD”

200

Kandidati demokrat për 14 Majin doktor Pashk Gjoni ka zhvilluar një takim ditën e sotme strukturat e Partisë Demokratike në Kolsh.

Kandidati Gjoni është shprehur se Kolshi do të vijojë të mbetet një histori suksesi e mbështetjes që historikisht ka dhënë për demokratët.

Lexojeni të plotë statusin e Dr. Pashk Gjonit:

Me strukturat e Grup Seksionit Kolsh ✌️

Kontributi i demokratëve të Kolshit është histori suksesi në vite në fitoret e PD në Lezhë.

Këtë rezultat do ta dëshmojmë edhe në zgjedhjet e 14 Majit. Çdo makinacion i rilindjes ka dështuar në vite në këtë zonë të djathtë dhe atë fat do të kenë sërish.

Garantova strukturat e PD dhe garantoi çdo banorë të Njësisë Administrative të Kolshit, se pas 14 Majit, pushteti vendor do të jetë në shërbim të zgjidhjes së problemeve të komunitetit dhe jo interesave të dy tre individëve, jemi e kundërta e modelit që ofron sot pushteti lokal.

Më 14 Maj, banorët e Kolshit dhe mbarë lezhianët do t’i heqin nga duart drejtimin e Bashkisë Lezhë një pakicë që faktikisht si lidh asgjë me Lezhën.

Si një ndër Ju dhe me Ju, do ta bëjmë Lezhën shtëpinë tonë të bukur✌️🇦🇱