Lezhë/ Kandidati Gjoni i kërkon votën lagjes së tij

255

Kandidati Gjoni ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes së tij, ku siç vetë ai shprehet, “pata rastin të ndaj me to shqetësime që janë edhe të familjes sime”.

Ai u shpreh, ndër të tjera, që ky është një komunitet që gjithashtu ka investuar shumë për të krijuar atë që ai e quan “Ballkonin e qytetit”.

Lexojeni të plotë statusin e tij:

Në lagjen time “Nënë Tereza”, me vëllezër e motra që kemi ndarë gëzime, halle dhe probleme të ndryshme, por që sfidat i kemi përballuar së bashku me sukses.

Një lagje e braktisur nga bashkia dhe një komunitet që aq shumë ka investuar për ta bërë “Ballkonin e qytetit”. Problemi i secilës familje në këtë lagje është edhe shqetësim i familjes sime, ndaj më 14 Maj të gjithë bashkë në shërbim të Lezhës që mbështet zhvillimin dhe të ardhmen.

Problemi i rrugës së shkatërruar të varrezave, shkarkimeve të ujrave nga reshjet, sistemimi i kanaleve të ujrave të zeza, mungesa e e energjisë elektrike, ndriçimit në brendësi dhe mungesa e ujit të pijshëm nuk kanë qënë në vëmendje të pushtetit vendor që në 4 vite investon rreth 30 metër rrugë me asfalt.

Lezha ka bijtë dhe bijat e saj që do ti shërbejnë me dinjitet dhe më 14 Maj do i heqim nga duart Bashkinë Lezhë një pakice që u bojkotua masivisht 4 vite më parë dhe pse në “garë” ishin vetëm me vetën e tyre.

Bashkë për Lezhën si një ndër Ju dhe me Ju🇦🇱✌️