Lezhë/ I famshmi “shtegu i dhive” kthehet në hapësirë urbane

973

Lagjia “Xhenio”, ose “shtegu i dhive” siç do ta quante para disa vitesh Kryeministri Rama në Lezhë, zonën ku automjetet mund ta përplasnin njeriun dhe faji nuk ishte i asnjërit për shkak se rruga nuk mjaftonte as për këmbësorin as për shoferin.

Të paktën nga sot, pas shtrimit të rrugës, kjo lagje do të ketë ndriçim dhe trotuar ashtu siç e kërkon minimumi i jetesës urbane.

Për të inspektuar fillimin e punimeve të ndërtimit të trotuar ishin Kryebashkiaku Ndreu, Zv/Kryetari Pacaj, dhe Adm. Malaj.

Pamjet nga fillimi i punimeve Ndreu i ka bërë publike në faqen e tij dhe i ka shoqëruar me këtë mesazh:

Trotuari i munguar ne lagjen ” Xhenio” ka filluar te ndertohet nga Bashkia Lezhe!

Me ndricim dhe kanalizime, do zgjidhe nje problematike te kahershme per kalimin e kembesoreve, te cilet kane qene te rrezikuar nga aksidentet ne nje nga rruget me te ngarkuara!