Lezhë/ Doktori non-grata dhe ky i dyti që e ka idhull të parin nuk e pengojnë dot rikonfirmimin e Ndreut

223

Ministri i Drejtësisë, njëkohësisht, Drejtues Politik i Qarku Lezhë Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë, ku edhe ka gjetur rastin të “thumbojë” paksa palën tjetër pasi në takimin e tyre në Lezhë, as demokratët nuk u kursyen.

Mesazhi i Manjës:

Lezhë me shtabin kryesor të Partisë Socialiste për të koordinuar punën që bëjmë pa pushim, në çdo derë, me njerëzit e zakonshëm 🌹

✔️ Rikonfirmimi i Pjerinit dhe Partisë Socialiste në 14 maj është garancia për punët e mira që janë bërë dhe të tjerat që na presin. Lezhjanët kanë sy e shohin, dhe transformimin e Lezhës nuk e ndalojnë dot dy doktorë: i pari 80 vjec non-grata në 🇺🇸 dhe 🇬🇧, dhe i dyti që ka idhull të parin😁