Del nga rruga autoambulanca e Rreshenit me 5 persona.
Lëndohet pacientja, infermieri dhe dy shoqeruesit e pacientes.
Gjatë rrugës për transportimin e një pacienti drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, autoambulanca e spitalit të Rrëshenit ka dalë nga rruga duke u kthyer përmbysur në parcelën përbri autostradës.
Rrethanat të cilat e kanë shkaktuar këtë devijim janë ende të paqarta.