Lezhë/ Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski”, 20 mijë lekë gjobë për mungesë dokumentacioni

678

3 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e Shëngjinit, të cilat janë përcjellë për verifikim, nga rezultati i të cilit drejtuesit nuk dispononin dokumentacionin përkatës për daljen në det.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare Shëngjin / Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski”, ndëshkohen me masë administrative drejtuesit e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.


Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”.

Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.

Policia Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, si dhe duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme për të krijuar një ambient sa më të sigurtë , dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112📞, për çdo rast nevoje për ndihmë, si dhe të denoncojnë në këtë numër dhe në Komisariatin Dixhital📲 çdo rast paligjshmërie.