Bashkia Lezhë ka vendosur t’i kushtojë vëmendje të veçantë organizimit të 2 Marsit në Lezhë.
Mbrëmjen e sotme është hapur sipari i një maratone 2 ditore që do të kulminojë me aktivitetet e parashikuara në përvjetorin e 579 të ngjarjes më të madhe të historisë së popullit shqiptar.
Nuk është e tepruar dhe as rastësi përse historianët thonë se Historia e Shqipërisë fillon në Lezhë.
Kryetari i Bashkisë ka folur në lidhje me këtë organizim ku edhe theksoi rëndësinë që kjo ditë përfaqëson, për nismën në Kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me të cilën ai u shpreh besimplotë se vitin tjetër do ta festojmë si Festë Kombëtare.
Në lidhje me eventin ka folur dhe historiani, njëkohësisht Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi:
Në vigjilie të 579 vjetorit të Bashkimit të parë politik dhe ushtarak në Historinë e Popullit Shqiptar, Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës (02.03.1444), ku u hodhën themelet e Shtetit të parë të mirëfilltë Shqiptar🇦🇱
👉Këtë përvjetor “Bashkia Lezhë” do të zhvillojë një aktivitet maratonë 3-ditor, që do të kulmojë më 02.03.2023. Siparin e hapëm sonte nëpërmjet projektimit të imazheve të ndryshme, që lidhem me figurën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të cilat do të vijojnë të shfaqen për 3 netë me rradhë në shpatin e pjerrët perëndimor të Malit të Shëlbuemit (410 m), i cili e hijeshon qytetin tonë si kurorë🇦🇱
“GËZUAR 2 MARSIN”, ngjarjen më të rëndësishme në historinë e popullit tonë, një ditë, e cila shpresojmë shumë, që të shpallet “Festë zyrtare e Republikës së Shqipërisë”.
GËZUAR🇦🇱!