Lezhë/ Balldreni me Qendër Shëndetësore bashkëkohore

330

Qendra e shëndetësore e rehabilituar me kushte bashkëkohore ka hapur përsëri dyert në Ballren. Të gjithë banorët e zonës do të vazhdojnë t’i marrin shërbimet e tyre ashtu siç meritojnë, tashmë në mënyrë dinjtoze.

Këtyre banorëve nuk do të vazhdojë t’ua bëjë pritjen e parë myku, apo ndonjë copë suvaje që shkëputej nga tavani, por do të marrin shërbimin në mënyrë profesionale, në kushte shumë herë më të mira.

Ministren e Shëndetësisë Manastirliu, e shoqëroi Ministri Manja, dhe Kryebashkiaku Ndreu në vizitën e saj në Balldren të cilën ajo e përcolli me një mesazh publik në faqen e saj zyrtare:

Në Balldren të Lezhës, në qendrën shëndetësore krejtësisht të rehabilituar, që falë stafit të përkushtuar dhe kushteve të krijuara, garanton kujdesin më të mirë mjekësor për banorët e kësaj zone 👏🏼

+ 6️⃣0️⃣ qendra shëndetësore dhe ambulanca rehabilitohen këtë vit nga veriu në jug, duke e çuar në 4️⃣0️⃣0️⃣ numrin e qendrave të rindërtuara.

🏥🩺 🧪 👩🏻‍⚕️ 👨‍⚕️ Përmirësimi i kushteve, zgjerimi i programit të vaksinimit, kontrolli mjekësor bazë dhe përfshirja në qendrat shëndetësore edhe i shërbimit psiko-social, po i kthejnë realisht qendrat e kujdesit parësor në portën e parë të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.