Lezhë/ 70 Rrënjë Blini në rrugën e Rrilës, Rakaj: “Do krijojmë një qendër krejt ndryshe”

523

Qendrës së fshatit Rrilë i rikthehet gjelbërimi pas 30 vitesh, jo 30 por 40, në fakt 50 apo 60… në të vërtetë që nga kurrë.

Një nga fshatrat nyje-logjistike i Tales dhe Shënkollit me Lezhën, Rrila, nuk ka patur kurrë gjelbërim të planifikuar me urbanistikë, por veç hije sporadike pemësh oborresh private.

Një krim i shëmtuar ndaj një komuniteti të tërë për kaq kohë, mospasja e një iniciative për ta thyer të hirtën e rrugës kryesore me të gjelbrën e pemës.

Për fat të mirë, banorët e zonës nuk duhet të presin edhe një shekull tjetër, por vetëm pak muaj derisa pemët e mbjella sot përgjatë trotuarit të lulëzojnë.

Një punë e mirë e administratorit Rakaj, që jo vetëm ka impakt në mjedis, në estetikën urbane, por edhe në mirëqënien dhe psikologjinë e banorëve.

Është gjithmonë koha e duhur për të bërë punë të mira e për të lënë një gjurmë të mirë.

Rrugë të shtruara, një qendër e lagje të ndriçuara, kanalizime, gjelbërim, dhe pastërtia janë A dhe ZH-ja e punëve të cilat kanë marrë vëmendjen e duhur në Rrilë. Një administrator nuk emërohet për të shpikur raketa, por për t’u marrë me ato që u përmendën mësipër, dhe në Rrilë, Rakaj po ia del mbanë.

Postimi i Administratorit të Njësisë Shënkoll Rakaj:

Vazhduam sot me mbjelljen e 70 rrenjve te llojit blin ne qendren e fshatit Rrile🌳👌 Do krijojme nje qender krejt ndryshe dhe sa me funksionale per banoret aty🌿🌴 Falenderoj per suportin e vazhdueshem kompleksin Talea Coast me qender ne Tale🤚