Kandidati i Koalicionit “Bashke Fitojmë”, i udhëhequr nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, Dr. Pashk Gjoni, ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes “Demokracia”.
Lexojeni të plotë:
Ky është realiteti përtej propagandës false me të cilin jetojnë banorët e zonave të ndryshme në Lezhë.
Në takimin me banorë të lagjes “Demokracia”, tregohet gjendja e mjerueshme dhe pa asnjë investim, qoftë dhe me një fadromë për të rrafshuar rrugë të lënë rrugësh.
Nuk iu beson Lezha, ashtu siç nuk iu besoi dhe para 4 vitesh, atyre që “mund të shtrojnë 10 rrugë në Balldre”, për tre javë, tani që janë në ikje.
Ne do ta ndyshojmë këtë gjendje dhe neglizhencë të pajustifikueshme.Do të zgjidhim problemet më shqetësuese në çdo lagje dhe nuk do merremi me makiazh politik.
Nuk mund të presë asgjë Lezha nga ata që shkelin çdo parim etik, social apo politik me gjuhë fyese dhe denigruese.
Lezha nuk i ka pranuar dhe nuk do t’i pranojë kurrë, ndaj 14 Maji, është dita kur qeverisja lokale i kthehet qytetarit 🇦🇱✌️