Lagjia SMT është diçka më shumë se 2km largësi nga qendra e Lezhës, dhe vite dritë larg nga vëmendja e drejtuesve.
Kjo lagje thjesht nuk ka ekzistuar për Bashkinë e djeshme dhe të pardjeshme. Për t’ua zgjidhur hallet jo-e-jo… por as për t’ua qarë të paktën.
Për më shumë se 30 vjet, ky komunitet është anashkaluar, lënë pas dore dhe neglizhuar. Është turp që është dashur kaq shumë për vëmendjen që meriton.
Kryetari i Bashkisë Lezhë ka zhvilluar një takim me ta dhe i ka siguruar banorët e kësaj lagjeje se administrata e tij është e përkushtuar që të garantojë për çdo banor të saj akses në burimet dhe mundësitë ashtu siç çdo qytetar tjetër i Lezhës.
Ne gjithashtu do të fokusohemi në bërjen e rrugëve tona më cilësore që menjëherë do të sjellin përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të jetës për të gjithë në këtë komunitet., – është shprehur Ndreu.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje banorëve që të përfshihen në çështjet komunitetit tyre dhe të ndajnë idetë dhe shqetësimet tyre në mënyrë të drejpërdrejtë që të mund të punojmë së bashku për të krijuar një të ardhme më dinjitoze për këtë lagje., shtoi ai.
Lexojeni të plotë statusin e tij:
Nje takim sot me banore te Lagjes SMT ku prej 30 vitesh mashtrohen duke i lëne me rrugë të shkatërruara! Bashkia Lezhe do bëjë sistemimin te rrugeve te brendeshme duke marre vleresimin e banoreve per seriozitetin e punes tone! Nje bashkebisedim me ta ku diskutuam disa problematika qe duhen adresuar!