Laç-Lezhë/ Po bënte riparime, kamioni e zë poshtë

1159

Njoftim i DVP Lezhë:

Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Përcjellim ngushëllimet më të sinqerta miqve, të afërmve, e familjes, për humbjen aq shumë të parakohshme dhe të papritur të njeriut të tyre.