I lindur më 23 korrik 1649 në Urbino (sipas burimeve të tjera në Pesaro) nga Carlo Albani dhe Elena Mosca (të dy fisnikë), ai ishte i parëlinduri i familjes. Albanët ishin një familje fisnike me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tyre Elena i përkiste familjes së markezëve Moska të Pesaros.
Papa Klementi i XI-të Giovanni Francesco Albani ka qenë i vemti papë me origjinë nga një familje fisnike Shqiptare.
Me iniciativën dhe përkujdesjen e tij me 14 dhe 15 Janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës u mbajt Kuvendi i Arbërit.
Kuvendi kishte për synim krijimin e një lëvizje për t’i bërë ballë kulturalisht perandorisë otomane në Shqipëri. Ndër vendimet e marra ishin edhe ato për të hapjen e shkollave dhe botimiet të librave në gjuhën shqipe.
Aktet e Kuvendit të Arbërit u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706. Ato kanë vlerë në radhë të parë si dokument gjuhësor me rëndësi.
Pikërisht në të njëjtin vend, në Kishën e Gjon Kryepremit u mblodhën sot historianë, donatorë, drejtues institucionesh, deputetë, dhe i zoti i shtëpisë kryebashkiaku Ndreu.
Një vlerësim i madh shkon pashmangshmërisht për Dom Nik Ukgjinin, punëtorin e përunjur e të palodhur të Kishës Katolike Shqiptare, falë përpjekjeve të të cilit ky përvjetor u mundësua në një Kishë të restauruar.
320 vite nga Kuvendi i Arbërit dhe si jemi sot?
A është ende sot e pranishme kultura osmanllare në vendin tonë? Më shumë apo më pak sesa në kohën kur mbahej Kuvendi i Arbrit? A është kjo një gjë pozitive, neutrale, apo negative?