Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Znj. Donika Haxhia ka lënë një koment epik poshtë një artikulli të publikuar në faqen Lezha News.
Në një përpjekje për të nxjerrë nga konteksti lajmin, i cili fliste për faktin që pas 25 vitesh pritjeje për të marrë pronësinë e tokave të tyre, fshatarët e Rrilës, kanë një vit e kusur që po marrin pronësitë, për shkak se Pjerin Ndreu, ndryshe nga gjithë pararendësit e tij, ua mbajti premtimin, zonja Haxhia, është përpjekur të bëjë populizëm dhe ironi, e cila në rrugë e sipër jo vetëm ka dështuar në të dyja, por ka ekpozuar edhe një tjetër të vërtetë të madhe:
Ajo thotë “mirë” për partinë e saj, që i gënjeu rrilakët për 21 vite, por gabim që Ndreu ulet kaq rrallë në kafe me ta.
Pra, e thënë me fjalë të tjera, PD-ja ua bëri mirë që i gënjeu njëzet e kusur vite rresht rrilakët, por Ndreut ama nuk i falet që shkon kaq rrallë në kafe.
Ky është dallimi pra, të falësh dhe të mbrosh mashtruesit, piratët, hajdutët, gjojademokratët, tinzarët, e partisë së zonjës Haxhia që pasi morën vota në Rrilë 30 vite rresht e nuk u panë më as për kafe as për çaj, dhe nga ana tjetër të akuzosh një kryetar bashkie që e mbajti premtimin e dhënë por ka fajin e vetëm të madh se u ul në kafe vonë me ta.
Do të kishte qënë e udhës që Kryetarja e Lidhjes Demokratike e Gruas, në vend që të nxirrte lajmin nga konteksti, të bënte:
- Një mea culpa, që paraardhësit e saj në atë seli kanë gënjyer paturpësisht dhe pacipë për 21 vite rrilakët.
- Të distanconte veten dhe identitetin e saj nga soji i atyre politikanëve edhe pse i ka brenda Partisë së saj.
- Të shkonte në Rrilë vetë e të kuptonte nga afër gjendjen, dhe të pyeste sa herë ka qënë kryetari i bashkisë për t’i parë e dëgjuar hallet e tyre, të paktën në këto gjashtë muajt e fundit.
E sigurojmë se pasi t’i kishte bërë këto tre gjëra të thjeshta, do të kishte lënë një tjetër koment, më serioz dhe më të vlerësueshëm, sesa me 11 like nga të vetët.