Në takimin e zhvilluar sot në Pogradec ku të gjithë kryetarët e Bashkive u thirrën për të bërë një sintezë të bilancit të tyre, kryeministri i vendit ka risjellë përsëri në vëmendjen e tyre shembullin e Lëzhës.
“Merrni shembull, shkoni e shikoni ca bëhet në Lezhë me higjienën, shkoni shikoni e kuptoni se çfarë do të thotë plazh i pastër”, u është drejtuar Rama të pranishmëve.
Nga ana tjetër kryeministri Rama nuk i ka kursyer kritikat e tij për Dritan Lelin dhe për punët e tij në Vlorë, të cilin Rama e kornizoi si një shembull negativ që nuk duhet ndjekur.