Kryebashkiaku i Lezhës takim me të rinjtë në Rrilë… me një AS nën mëngë!

182

“Rrilës i jam përgjigjur, e do t’i përgjigjem sërish me projekte të tjera”, është shprehur Ndreu në një takim të hapur me të rinj aty.

Por… çfarë nënkupton Ndreu kur thotë, “Rrilës i jam përgjigjur”…

Ndreu e thotë këtë sepse:

…qysh prej kohës kur zoti Nik Luli drejtonte Komunën Shënkollë, i cili, ky i fundit pra, bëri kanalizimet dhe e shpëtoi një zonë e cila është gjysëm fshat e gjysëm qytezë, nga mbytja prej kundërmimit dhe ndotjes prej ujërave të zeza, për butësi në të shprehur, “affondarsi nella propria merda”.

Pas Nik Lulit pra, investimi prej afro 300 milionë lekë i Ndreut është investimi më i madh qysh prej asaj kohe i Bashkisë Lezhë për Rrilën. Me ato 300 milionë, Kryetari i Bashkisë mund të bënte shumë gjëra të tjera, në Njësi të tjera të Lezhës, por i dha prioritet Rrilës, dhe e nxorri nga balta një fshat të tërë.

Nuk mbaron me kaq.

Fshatarët e Rrilës, ishin ndër të paktët fshatarë pa tokë në Republikën e Shqipërisë, 30 vite lutje për të marrë Certifikatat e Pronësisë së tokave të tyre në bregdet, morën një plasje dere në fytyrë sa herë ngritën zërin, dhe u desh të vinte Pjerin Ndreu që sot, jo vetëm që familjet kanë filluar të marrin Certifikatat e Pronësisë, por edhe po u dërgohen kërkesa me shkrim familjeve që nuk jetojnë prej kohësh në Lezhë të plotësojnë dokumentacionin e dosjes.

Ndreu ka folur me të rinjtë në Rrilë edhe në lidhje me projektin e Rrugës Rrilë – Hidrovor projekt për të cilin ai shprehet se po të ishte për 4 metër gjërësi asfalt do të ishte i përfunduar sot, por ai ka negociuar me Qeverinë Shqiptarë për një projekt rruge të mirfilltë, me standarte e ndriçim, që i përgjigjet të nesërmes së turizmit në zonën e Tales, duke qënë se Rrila do të transformohet në një nyje të rëndësishme lidhëse, ndërsa zbatohet Masterplani i Ministrisë së Turizmit për Zhvillimin e Bregdetit të Tales.

Gjithashtu, Ndreu, është i njohur se gjithmonë mban edhe një AS nën mëngë… ai njoftoi se të gjitha pallatet e Rrilës do t’i nënshtrohen një projekti rikonstruktimi, të veshjes së jashtme, sistemit të kapotës, shkallareve, lyerjes, etj.