Pas reagimit të tij të paradites së sotme, ku u bëri thirrje të gjithëve të përqëndrohen aty ku banorët janë më në vështirësi, dhe rrëmbimi i ujit të shirave të dendur sot të mos përdorej si benzinë për të ndezur zjarrin politik, Kryebashkiaku Ndreu ka reaguar në faqen e tij zyrtare sërish vetëm pak minuta mëparë.
Statusi i Ndreut:
Koha e gjumit dhe moskujdesit ka perendu qe ne 2019! Bashkia Lezhe, ka qene ne te gjitha rastet e fatkeqesive natyrore si termet, pandemi, zjarre dhe permbytje afer qytetareve!
Por nese di ndonje nga opozita te parashikoje motin me mire se Sherbimin Metrologjik Ushtarak, te na ndihmoje se keshtu i sherben pikesepari vetes dhe qytetareve!
Fale gadishmerise dhe nderhyrjeve nga sherbimet e Bashkise Lezhe eshte bere e mundur parandalimi i pasojave te renda ne njerez!
Ekspertët e hidroteknikës e dinë mirë se Lezha përbën një nyje komplekse në hidrologjinë e saj, për shkak të mënyrës sesi prurjet degëzohen dhe kanalizohen për t’u shfryrë pastaj në det apo lumë. Kjo lloj nyjeje sipas ekspertëve të huaj dhe vendas kërkon një strategji disavjeçare (me dekada) që të rikonceptohet dhe të optimizohet.
Përpara se të jetë një qytet turistik, Lezha është një qytet emergjencash. E kërcënuar nga sizma, nga erozioni, nga rrëshqitjet e dherave, nga përmbytjet dhe nga zjarret.
Fati e deshi që në harkun e pak viteve Lezha t’i përjetonte të gjitha këto në kurrizin e saj, dhe përsëri akoma sot, dëmet e parikuperueshme, ato në njerëz, kanë qënë të barabarta me zero.