Kryetari i Bashkisë Lezhë, i shoqëruar nga nënkryetari Pacaj dhe ish-administratorja Guri kanë zhvilluar një takim formal për komunikimin e emërimit të administratori të ri, në ambjentet e Njësisë Shënkoll.






Ernest Rakaj, i dorëhequr vetëm pak ditë mëparë, nga të gjitha detyrat e tij të mëparshme është tashmë Administratori i Ri i Njësisë Shënkoll.
Rakaj ngarkohet me këtë detyrë vetëm pak muaj (hiq Gushtin, hiq botërorin, hiq festat e fundvitit) përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale.






Njësia Administrateve Shënkoll është njësia më e madhe e Bashkisë dhe një hambar i madh votash, ku të gjitha partitë kanë tashmë një elektorat fiks dhe variabël, dhe po bëjnë çmos ta tërheqin litarin kah vetja.
Nuk është e vështirë për t’u kuptuar se ky emërim përveçse ka sjellë në krye të Njësisë një figurë të respektuar gjërësisht nga komuniteti, është njëkohësisht edhe një tendosje e litarit nga PS.
Ne i urojmë z. Ernest Rakaj suksese në ushtrim e detyrës së tij të re, në shërbim të banorëve të Shënkollit, Tales, Rrilës, Gajushit, Alkut, Grykë Lumit, etj.