Krifca në Lezhë: “Fuqizimi i fermerëve vjen përmes bashkimit”

265

Ditën e djeshme Ministrja e Bujqësi Frida Krifca ka zhvilluar një takim në Fishtë me fermerë të ndryshëm të zonës me synim orientimin e tyre drejt shfrytëzimit të plotë të potencialit të këtij sektori.

“Në Fishtë, Lezhë, me fermerë e blegtorë të fshatrave Krajnë, Troshan, Nënshat, Baqël, Blinisht, në një diskutim mbi ecurinë e sektorit, orientimin, organizimin dhe fuqizimin që vjen përmes bashkimit. I qëndrojmë pranë fermerëve me mbështetje të drejtpërdrejtë, përthithjen e projekteve të rëndësishme me organizata ndërkombëtare, por edhe me investime infrastrukturore që ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm rural.”, u shprej ajo.