Këshilli i Bashkisë Lezhë me Kryetar të ri, emri…

1674

Këshilli Bashkisë Lezhë ka zgjedhur ditën e sotme Kryetarin e Ri.

Z. Ndue Luli mori votat e nevojshme për t’u emëruar Kryetar i Këshillit të Bashkisë. Pas dorëheqjes së Ernest Rakaj nga mandati si anëtar i këshilli, janë plotusëuar edhe vakancat përkatëse.

Në punimet e kësaj mbledhjeje është zgjedhur edhe N/Kryetarja i Këshillit znj. Regjina Sokolaj, ndërsa anëtar i Këshillit të Qarkut është zgjedhur z. Gjin Kola.

Zgjedhja e Lulit në kry e të Këshillit nuk ka qënë një procedurë automatike e menjëhershme, pasi siç bëhet e ditur ka dështuar dy herë radhazi arritja e kuorumit (anëtarëve të pranishëm për votim) për zgjedhjen e tij.

Z. Ndue Luli, Kryetar i Këshillit të Bashkisë Lezhë

Përkundër faktit se në Këshill nuk ka anëtarë opozitarë, dhe mungon oponenca e fortë, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për anëtarët aktual të tradhëtojnë vullnetin e atyre që i kanë votuar.

Të mungosh në mbledhjen e këshillit bashkiak, për një anëtar të votuar nga populli pikërisht për të shkuar aty, është në rastin më të mirë kthim shpine dhe mosmirënjohje ndaj tyre dhe në rastin më të keq një akt thellësisht anti-demokratik.

Ne i urojmë punë të mbarë Kryetari Luli në ushtrim e detyrës së re, gjithashtu dhe nënkryetares së re të Këshillit të Bashkisë Sokolaj.