Këshilli i Bashkisë Lezhë është thirrur sot në një mbledhje të jashtë radhe nga Kryetari Rakaj.
Në tryezën e Këshilltarëve është paraqitur projekt vendimi për ndërtimin e Pallatit 71.
Në fakt, për të qënë preçiz, projekt-vendimi në fjalë është ky:
Për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet fondacionit FIRDEUS dhe BASHKISË LEZHË për ndërtimin e seksionit 1, të Pallatit 71 (ish-BKT), në lagjen Besëlidhja, rruga Luigj Gurakuqi, të qytetit të Lezhës.
Këshilli Bashkisë i ka hapur rrugën kështu ndërtimit të një tjetër pallati, kësaj here ndoshta në pikën më fokale të tij. Bashkia Lezhë përmes një bashkëpunimi me fondacionin FIRDEUS, me President Ilir Naçi, kanë gjetur gjuhën e përbashkët për realizimin e kësaj vepre.