Të ftuar në emisionin e radhës të RinON në Euronews Albania ishin Znj. Donika Haxhia, Kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas, Z. Ermal Pacaj Zëvendës Kryetar i Bashkisë Lezhë, dhe përballë tyre dy të rinj Arilda Lleshi nga Lezha studiese e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Filozofisë Politike dhe Kol Marku nga Shkodra, student i drejtësisë.
Pavarësisht përpjekjeve të drejtueses së emisionit për të evituar që pyetjet e vështira t’i drejtoheshin Pacajt, ka qënë vetë ky i fundit i cili e ka mirëpritur pyetjen e “vështirë”, edhe pse jashtë “skenarit”.
Pyetja aspak puplore për Pacajn që studiuesja Lleshi i drejtoi kishte të bënte me një auditim të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2018 deri në 2021 ku nga 14 inspektime që janë kryer mbi prokurimet publike në Bashkinë e Lezhës thotë se:
- 10 Prokurime janë vendosur me kritere të veçanta, të pa argumentuara, jo të lidhura me objektin e prokurimit, dhe që zvogëlojnë konkurrencën në procesin e përzgjedhjes.
- 4 Prokurime janë paguar për punë të pakryer në vlerën 20 milionë lekë të vjetra. Pra Bashkiake ka paguar, por kompania nuk e ka kryer punën.
- 3 Prokurime kanë kosto më të lartë se çmimet e referencës dhe e kanë tejkaluar vlerën e fondit limit në masën 41 milionë lekë të vjetra. Pra janë fryrë kostot për të rritur fitimet e kompanive. Kompanitë fituese nuk rezultojnë të regjistruara në QKB.
Të gjitha këto janë tipare të sjelljes korruptive, të përzgjedhjes preferenciale, çfarë mund t’ju thoni qytetarëve të Lezhës?
Përgjigjja e Pacaj:
Auditimi i KLSH është për periudhën 2018 deri në mesin e 2021-shit. Nga të gjitha këto konstatime që janë bërë, nga të gjitha këto konstatime që janë gjetur, i përkasin periudhës kur Bashkia e Lezhës është drejtuar nga Partia Demokratike nga 2018-ta deri në Gusht të 2019-ës. Asnjë prej problematikeve nuk i përkes periudhës pos Gusht 2019.
Asnjë nga 14 procedurat që lexuat nuk i përket periudhës kur Bashkinë e Lezhës e morën socialistët., – ka riktheksuar Pacaj.
Pasi Pacaj e bëri NULL pyetjen e studiueses duke e nxjerrë nga koherenca, ajo ka insistuar se disa nga problematikat e gjetura i përkasin edhe periudhës pas 14 Gushtit 2019 dhe se anëtar i komisionit në prokurimet problematike ka qënë Z. Çela.