Kandidati Gjoni ka patur fjalën tij sot në ceremoninë e hapjes zyrtare të fushatës së koalicionit Meta-Berisha, “Bashkë Fitojmë”.
Në këtë podium, kandidati Gjoni ndër të tjera, gjatë fjalës së tij e ka parë të udhës të shpallë “profecinë” e tij për skendinën politike të Qarkut Lezhë, dhe e ka bërë këtë duke dhënë një rezultat fiks.
Dr. Pashk Gjoni e ka lozur skedinë e tij me rezultatin e saktë 3 me 0 për demokratët në Qarkun e Lezhës, i bindur plotësisht në bastin e tij.
Pra, kandidati Gjoni është shprehur i bindur se Mirdita, Kurbini, dhe Lezha, të trija Bashkitë e Qarkut do t’i japin shumicën koalicionit “Bashkë Fitojmë”.