Kandidati Gjoni takim diasporën lezhjane në Londër

241

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Lezhës, Dr. Pashk Gjoni ka zhvilluar një takim me lezhjanë që jetojnë në Londër.

Kujtojmë lexuesin se më herët kandidati Gjoni e pati kritikuar Ndreun për takimet e tij me diasporën, por për absurdin më të madh, përfundoi duke e imituar atë.

Dr. Pashk Gjoni në mesazhin e tij shprehet se arsyeja e udhëtimit ishte pjesëmarrja në ndeshjen e boksierit lezhjan Jurgen Uldedaj, event në të cilin krejt rastësisht ka takuar dhe fotografuar së bashku me boksierin e mirënjohur Luan Krasniqi.

Gjithashtu, po krejt krejt krejt rastësisht në të njëjtën kafe me ata janë mbledhur dhjetra lezhjanë të tjerë të cilët patën një dëgjesë dhe diskutim me kandidatin Gjoni, siç vetë ai e ka pasqyruar në faqen zyrtare:

Pata kënaqësinë që me boksierin Luan Krasniqi, të mbështesnim talentin lezhjanë Jurgen Uldedaj, në një kompeticion në Londër. Lezha dhe mbarë Shqipëria kanë sportistë që na përfaqësojnë denjësisht dhe që na bëjnë krenar në çdo kohë, ndaj vlërësimi për ta mbetet detyrim për të gjithë ne.

Gjithashtu pata respektin e madh që të ndaja një diskutim të shkurtër me emigrantët tanë në Angli, të cilët mbushën në pak minuta sallën ku do pinim një kafe.

Është e dhimbshme kur shikon kaq vëllezër e motra, që kanë rrezikuar dhe rrezikojnë jetën duke hipur në gomone për të kërkuar një jetë më të mirë në Angli, pasi në Atdhenë e tyre janë braktisur nga partia shtet.

I garantova bashkëatdhetarët tanë lezhjanë se, sfida ime pas 14 Majit, do të jetë angazhimi maksimal në minimizimin e emigrimit, ikjeve kaq të shumta dhe po kaq të dhimbshme edhe për shoqërinë.

Do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për mbështetjen e të rinjve, çifteve të reja dhe krijimit të lehtësirave për vendet e reja të punës në sipërmarrjet private.

Lezha ka mundësi dhe resurse që duhen vënë në efiçencë në mënyrë të ndershme, të cilat më pas krijonë ndikime pozitive në shumë aspekte.

Përtej garës politike, Lezha ka nevojë ndryshimin dhe të gjithë duhet të kontribuojnë që këtij qyteti kaq të bukur, t’i kthehet e ardhmja.

Ikja nuk është zgjidhje, po shkakton plagë që do të kenë kosto shumë të rënda edhe për brezat që do të vijnë.

Përballja mbetet detyrim, kjo si garanci se gjërat nuk janë aspak mirë dhe se të mirën do ta realizojmë të gjithë bashkë,duke i hequr pushtetin absolut rlindjes në pushtet.

Më 14 Maj, hedhim hapin e parë të ndryshimit, atë të fitores së Bashkisë Lezhë. Për të gjithë ne, është mbi gjithçka mision,është shërbim ndaj së ardhmes, detyrim ndaj brezave dhe historisë 🇦🇱🇦🇱